Aksidentohet makina me të vdekurin brenda

Një aksident rrugor ndodhi sot në aksin Miras - Bilisht, pranë fshatit Fitore. Për pasojë, kanë mbetur të plagosur lehtë dy persona.

 Si pasojë e aksidentit, doli nga rruga mjeti autoveturë tip “Suzuki”, me targa greke NBK 5647, me drejtues shtetasin Edison Topi, 31 vjeç, banues në fshatin Vidohovë. Ky mjet po transportonte për në spitalin e Bilishtit, infermieren e fshatit Vidohovë me inicialet L.M, 46 vjeçe, së bashku me trupin e të ndjerit Bajram Kaso, 75 vjeç, i cili kishte ndërruar jetë përpara se mjeti të dilte nga rruga. Për pasojë, kanë marrë dëmtime të lehta trupore drejtuesi i mjetit dhe infermierja. Ndërkohë, policia bën me dije se është ngritur një grup hetimor për zbardhjen e plotë të ngjarjes.
Post a Comment (0)
Previous Post Next Post

Reklama 1

Reklama 2