“Robin Williams vuante nga Parkinsoni”

Susan Schneider, bashkëshortja e aktorit Robin Williams, tha se ai vuante nga sëmundja e Parkinsonit dhe se ishte në fazat e hershme të saj, kur ai u nda nga jeta. 

Ndërsa një person i njohur i familjes Williams shtoi se diagnoza e sëmundjes ishte kthyer në një shqetësim serioz për aktorin gjatë kohëve të fundit.

Robin Williams u gjet i vdekur në shtëpinë e tij në Kalifornin e Veriut të hënë dhe hetuesit dyshojnë se ai kreu vetëvrasje duke varur veten. Ndërsa adhuruesit dhe miqtë e aktorit të ndier kanë kërkuar shpjegime të mëtejshme se pse 63-vjeçari, ikona e komedisë, vendosi për t’i dhënë fund jetës. Susan Schneider lëshoi një deklaratë me shkrim në lidhje me shëndetin e Robin-it.

“Trashëgimia më e madhe për Robin, përveç tre fëmijëve të tij, është gëzimi dhe lumturia që ai ofroi për të tjerët, sidomos për ata që luftonin me betejën personale. Serioziteti i Robin ishte i paprekur. Ai ishte trim dhe luftoi me betejën e tij të depresionit, ankthit, si dhe fazat e hershme të sëmundjes së Parkinsonit, të cilën ai ende nuk ishte i gatshëm për ta ndarë me publikun. Kjo është shpresa jonë në prag të vdekjes së tij, të tjerët të gjejnë forcë për të kërkuar ndihmë dhe mbështetje për të cilën ata kanë nevojë në luftën që përballen, në mënyrë që të ndihen më të lehtësuar”, shkruhej në deklaratën e zonjës Schneider.

Pas ndarjes nga jeta të aktorit amerikan, një tjetër person i afërm me të ka deklaruar se “Robin Williams përdorte stërvitjen dhe çiklizmin për të menaxhuar depresionin dhe me shpresën se do ta mposhte atë, por duket se nuk ia doli”.

Hetuesit mendojnë se Wiliams është vetëvarur në orët e vona të së dielës dhe është gjetur i pajetë në banesë nga ndihmësi i tij gjatë së hënës. Hetimi mjeko-ligjor arriti në përfundimin se Williams kishte qenë duke kërkuar trajtim për depresionin.

Pas publikimit të lajmit për ndarjen nga jeta të aktorit të madh, mediat raportuan se ai kishte rifilluar abuzimin me alkoolin, por deklarata e bashkëshortes së tij i ka hedhur poshtë këto pretendime.   
Post a Comment (0)
Previous Post Next Post

Reklama 1

Reklama 2