Imazhi i ëmbël i televizioneve arabe

Muna Abusulayman është imazhi i ëmbël i televizioneve arabe dhe prej disa vitesh ka nisur një revolucion të heshtur në kërkim të të drejtave të grave.

Ajo drejton një emision televiziv i vlerësuar si më i ndjekuri në botën islamike që ndiqet nga Bejruti e deri në Islamabad. Miliona gra muslimane ngulen para televizorit për të mos humbur takimet me Munën.

Megjithatë suksesi dhe fama e deritanishme që e kanë futur në listën e femrave më të pushtetshme në botën arabe nuk erdhi krejt papritur dhe pa peripeci. Kur ishte 28 vjeç ajo u divorcua nga burri i saj dhe bleu një banesë pranë prindërve të saj.

“Nuk zgjodha të qendroja pranë prindërve sepse e kisha të nevojshme, por e zgjodha që të më pranonte shoqëria sepse nëse do të jetoja vetëm me dy fëmijët e mi larg personave të njohur shoqëria nuk do të më pranonte”, rrëfen ajo për italianen "La Repubblica"

Emisionet e saj u kushtohen femrave dhe të drejtave të tyre në botën arabe.

“Flasim me të ftuarit për tema të ndryshme, për seksin, familjen, divorcin, karrierën apo dhunën familjare. Nëse më duhet të flas për tema delikate për shumë shoqëri arabe dhe myslimane atëherë vendos edhe hijabin që të sigurohem që do të dëgjohem nga sa më shumë persona”, rrëfen ajo.

Ajo thotë se në Perëndim ka një imazh stereotip të gruas arabe që i pengon të huajt të kuptojnë kompleksitetin e realitetit të femrave arabe dhe revolucionin që po ndodh.

E lindur në vitin 1973 në Filadelfia për shkak të punës së babait të saj, një filozof modern me ndikim në botën arabe, Muna kaloi fëmijërinë mes Shteteve të Bashkuara, Malajzisë dhe Arabisë Saudite.

Në vitin 2007 u bë e para femër arabe që merrte titullin Ambasador i Dëshirës së Mirë nga Kombet e Bashkuara dhe sot shihet si një Oprah Ëinfrey e botës arabe. 
Post a Comment (0)
Previous Post Next Post

Reklama 1

Reklama 2