Që pas ardhjen në Tiranë, afro 1 muaj më parë, Angela Martinin dhe Bleona Qeretin po i shohim çdo ditë e më shumë në shoqërinë e njëra-tjetrës.
Edhe pse jetojnë në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, modelja në New York dhe këngëtarja në Los Angeles, duket se moment më i mirë për t'u bërë bashkë, është vetëm kur janë të lira nga angazhimet e karrierës e kur udhëtojnë jashtë Amerikës.
Nga fotot e postuara në llogaritë e tyre në Instagram, duket se ato po kalojnë një verë të shfrenuar. Pas zhurmës mediatike që u krijua me ardhjen e tyre në Shqipëri, më e madhe do të ishte ajo në rrjetet sociale, kur bukuroshet udhëtuan me avion në klasin e biznesit në Ibiza, për të pushuar disa ditë atje, duke u argëtuar club-eve, kur shpërndanë një foto bashkë në krevat të sapozgjuara.
Udhëtimet në ishujt e shtrenjtë, qëndrimi në hotele luksoze, por Kush paguan, ose ndryshe Kush qëras kë?
Nga informacionet që kemi, thuhet se Bleona është e ftuara e modeles shkodrane Angela Martini, e madje vetë këngëtarja në një foto postuar në Ibiza, falenderon mikeshën e saj për pushimet aty.
Pas çmendurive në Ibiza ato u ndanë, Angela erdhi fillimisht në Tiranë, për të shkuar më pas te disa miqtë e saj në Turqi. Bleona nuk i përfundoi pushimet, përkundrazi udhëtoi drejt ishullit grek Mykonos e në postimet e para në Instagram “ankohej” se ishte vetëm dhe se dhomën e hotelit nuk do ta ndante me asnjë. Në destinacion, vetëm 2 ditë më pas mbërriti Angela Martini dhe së bashku janë takuar edhe me dizajnerin e njohur shqiptar Ardi Asllani.
Pas disa ditësh pushimi në Mykonos, secila prej tyre ka ndjekur destinacione të ndryshme. Nuk dihet nëse Angela është kthyer në Amerikë për t'iu rikthyer punës si modele, por Bleona po vazhdon pushimet në një tjetër shtet. Ajo ka udhëtuar drejt Italisë e vetme dhe po qëndron në qytetin e dashurisë, Venezia. Ajo nuk harron të ndajë me ndjekësit e saj në Instagram foto nga pushimet në Venezia e nuk dihet nëse ky do të jetë fundi i pushimeve, para se t'i rikthehet punës dhe karrierës në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.